Maqedoni
Ahmeti takon sekretarin e NATO-s, Rasmusen
22.05.2014 18:15
Gjashtë vjet nga Samiti i NATO-s në Bukuresht, NATO jep të njëjtën porosi. Zgjidhni kontestin rreth emrit...

Gjashtë vjet nga Samiti i NATO-s në Bukuresht, NATO jep të njëjtën porosi. Zgjidhni kontestin rreth emrit. Ftesa për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë mbetet e hapur, por nuk mund të realizohet për aq kohë sa mbetet i hapur edhe kontesti rreth emrit.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, në takimin me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, ka kërkuar angazhim shumë më të madh nga Maqedonia në drejtim të zgjidhjes së kontestit rreth emrit.
“Përderisa ky problem mbetet i hapur akoma pa u zgjidhur kontesti me fqiun jugor, sigurisht që paraqitet një pengesë dhe me çka Aleanca Veri-atlantike kërkon që këto bisedime të insetifikohen dhe të gjithë të angazhohemi në drejtim të zgjidhjes së këtij problemi”, kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti.
Dhe përderisa Aleanca kërkon më shumë angazhim nga Maqedonia, Ahmeti ka kërkuar mbështetje më të madhe nga komuniteti ndërkombëtar për të realizuar këtë qëllim.
“Unë në vazhdimësi, por edhe nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, kërkova një angazhim më të madh të komunitetit ndërkombëtar, sepse komuniteti ndërkombëtar ka investuar mjaft në ngritjen e institucioneve demokratike në vend, por edhe në paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit perëndimor, që të ndihmojnë në afrimin e palëve dhe në gjetjen e një kompromisi të pranueshëm për palët”, tha Ahmeti.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, pas takimeve me përfaqësuesit e institucioneve nga liderët e partive, zgjodhi të takojë vetëm Ahmetin, mbase për faktin që kjo parti ka vënë anëtarësimin në NATO si prioritetin kryesor pas këtyre zgjedhjeve.
SHPËTIM NUREDINI
