Botë

SIRI, sulme të reja ajrore në Khan Sheikhoun; Rusia nis anijen luftarake në mesdheun lindor; Hejli: SHBA-të vazhdojnë sulmet ajrore

08.04.2017 14:56

Sulme të reja ajrore janë kryer këtë të shtunë ndaj qytetit sirian Khan Sheikhoun, ku u krye sulmi me armë kimike të marten e kaluar...

Lajmin e bën të ditur rrjeti informativ amerikan, CNN, që citon aktivistë të të drejtave të njeriut.
 
Dy ditë më parë marina amerikane qëlloi me raketa “Tomahowk” një bazë ajrore siriane, por kjo u kundërshtua nga Rusia, mbështetëse e regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad.  
 
Qeveria ruse paralajmëroi për pasoja serioze në marrëdhëniet me SHBA nga ky sulm dhe se do të angazhohet për të forcuar sistemin ajror sirian. 
 
Në këtë kontekst Rusia ka dërguar një anije luftarake në Mesdheun lindor, për t’u përballur me flotën e Marinës amerikane, nga ku u lëshuan raketat e djeshme mbi Siri. Fregata “Admiral Grigorovich”, la sot portin e Sevastopolit, në Krime, për t’u vendosur përballë dy anijeve shkatërruese amerikane, USS Porter dhe USS Ross, nga ku nisi sulmi ajror amerikan.
 
Fregata 4000 tonëshe është e pajisur me raketa potencialisht vdekjeprurëse dhe i është drejtuar portit sirian “Tartus”, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS.
 
Nga ana tjetër ambasadorja amerikane në OKB Niki Hejli në mbledhjen e djeshme urgjente të këshillit të sigurisë tha se SHBA-të do të ndërmarrin edhe sulme tjera.
 
"Rusia është jo kopetente në përpjekjet e saja për hetimin e armëve kimike në Siri. Gjithmon kur Asad tejkalon linjën e mirëqenjes njerzore Rusia vehet në mbrojtje të tij”, shprehet Niki Hejli ambasadore e SHBA-ve në OKB.
 
Ndërsa sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, është shprehur i “zhgënjyer por jo i befasuar” nga reagimi i ashpër i Rusisë ndaj sulmeve ajrore amerikane në Siri.
 
“Jam i zhgënjyer me përgjigjet e rusëve, sepse ndikon në mbështetjen e tyre të vazhdueshme, për regjimin i cili kryen këso lloje të sulmeve të tmerrshme kundër popullit të vet”, tha Tillerson.
 
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmi kishte për qëllim ta ndëshkoj Sirinë për përdorim të armatimit kimik kundër civilëve gjatë një aksioni vdekjeprurës këtë javë.
 
Derisa Pentagoni tha se baza ajrore, Shajrat, që pjesërisht është shkatërruar nga sulmi amerikan, ishte shfrytëzuar nga forca ajrore e Sirisë për lansim të sulmit me gaz nervor në qytetin, Kan Sheikoun, më 4 prill, duke i vrarë së paku 86 civil.Bota demokartike e mirëpriti bombardimin e caqeve të Asad pas përdorimit të armatimit kimik.
 
Ndërsa Shefi I diplomacisë britanike Boris Xhonson ka berë të ditur se e anulon vizitën në Moskë e planifikuar për 10 prill pikërisht për shkak të asaj që po ndodh në Siri. Ministria e jashtme ruse e ka quajtur absurd arsyetimin e Xhonson për anulimin e vizitës. 
 
SEMRA AJETI