Maqedoni
Shtohen alergjitë e pranverës, kontrollet mjekësore të patjetërsueshme
09.04.2017 15:03
Ndezja dhe skuqaja e syve, teshtitja, kollitje, frymarrje e vështirësuar vjellje dhe diareja...

Këto janë ndër simptomet më të shpeshta të cilat u paraqiten qytetarëve në këtë periudh të vitit si pasojë e alergjive të ndryshme.
Nga viti në vit rritet numri i pacienteve alergjik nga poleni, rrezeve të diellit dhe gjërave të tjera të gjëbërta që sjellë pranvera me vete, ndërsa në shenjester janë edhe më të vegjelit.
“Bashkëshortja merr ilaçe për alergji, nuk mund pa të. Sa del jashtë mënjherë skuqet dhe i kruhet trupi”…
“Katër fëmijë kam dhe të gjithë janë alergjik nga poleni. E njëjtë është situata edhe me bashkëshorten time. Më heret alergjitë nuk ishin aq të përhapura sa tani”...
“Në këtë periudhe të vitit shpesh fëmijët ankohen nga ndezja dhe skuqja e syve”, shprehen qytetarët.
Po thuajse 70 për qind e kontrolleve mjekësore nëpër ordinancat e përgjithshme janë për alergjitë, thonë mjekët.
Ata ndezin driten e kuqe duke treguar se të gjithë duhet të jenë më të vemendshëm me zbulimin e herëshëm të alergjive, në veçanti tek fëmijët dhe të moshuarëve ku shpesh alergjia mund të shkaktoj probleme te organet respiratore.
“Pacientet me simptomat e para duhen të paraqiten te mjeku që të merret terapija adekuata dhe me këtë automatikisht do të shmangën kompikimet e mundshme që mund të vijnë si pasojë e neglizhencës e alergjive. Te shumica e pacienteve që marrin guximin dhe kurohen vet në shtëpi me ilaçe popullore ose çajra nga alergjia ata sigurisht pas 2 jave do tu paraqiten komplikime të tjera shëndetësore që shpesh herë mund të rezultojnë edhe me bakterie”, shprehet mjekja Sefjane Belçishta.
Sipas të dhënave, 1/3 e popullatës në botë vuan nga alergjia.
REXHEP QAMILI
