Maqedoni

Gjykatat dhe drejtësia, Beqiri: gjyqësori, shkelësi më i madh i ligjit

08.04.2017 15:05

Krizes politike e cila tash me ka hyre ne vitin e trete asesi ti gjendet fundi...

Nje nga pushtetet per te cilat kritikat nuk kane  rreshtur gjate gjith kohes dhe shihet si burimi kryesor, eshte puna e Gjyqësorit ne pergjithesi.
 
Kritika dhe verejtje per joprofesionalizem dhe pune te njeanshme te pushtetit te trete ne vend, jane ne kontinuitet jo vetem nga faktori I brendshem por dhe nga nderkombetaret.
 
Kjo pasi që ndërhyrja politike joefikasiteti, nepotizmi, proceset e zgjatura dhe pa epilog,  shkelja e së drejtës për gjykim publik dhe korrupsioni vazhdojne te jenë problemet kryesore që  karakterizojnë sistemin gjyqësor.
 
Profesori universitar Mitasin Beqiri thotë se janë bërë shumë ndryshime ligjore në drejtim të rritjes së përgjegjësive për kontrollimin dhe ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit, por në praktikë, nuk zbatohen, aq me teper  kur pikërisht jane  institucionet ato që paraqiten si shkelësit më të mëdhenj të ligjit.
 
Rasti  i fundit që dëshmon këtë thot ai,  eshte  zvarritja e konkursit për dhjetë prokurorë të rinj, pas skadimit te mandatit të 10 prokuroreve aktual.
 
“1.36 pushteti gjyqesor është I gjynjëzuar dhe I kapur nga pushteti egzekutiv. Prandaj shum gjëra ngecin. 3. 30 pikërisht se janë prish raportet e partnereve të koalicionit edhe tash se edhe konkursi I hapur edhe prokuroret që kanë konkuruar u shkaktohet një dëm kolateral, janë victime e politikës ditore. Do kaloje afati 6 mujore pse ato nuk mund te merren vesh”, shprehet profesori universitar Mitasin Beqiri. 
 
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski së bashku me 9 anëtarët e tjerë të këshillit, duhet qe ne afat te caktuar të emërojë 5 prokurorë në Prokurorinë Themelore të Shkupit për përndjekjen e krimit dhe korrupsionit, 2 në Prokurorinë e Lartë të Shkupit, dhe nga një në Prokurorinë Themelore të Shkupit,të Manastirit dhe në Prokurorinë e Lartë e Gostivarit.
 
Sipas profesorit Mitasin Beqirit, për gjendjen e rënduar në sistemin e drejtësisë dhe mossuksesit në luftimin efektiv të ndikimit nga jasht, fajtorë janë prokurorët dhe gjykatësit.
 
“Edhe sa i përket harmonizimit të rregullativës pozitive ligjore edhe sa I përket harmonizimit me ligjet e BE-së  është gjithçka në rregull. Ne mund të kemi ligje më bashkohore edhe më moderne por cka do bëjme me ndërgjegjen, me bindjen e tyre që nuk mund ta nderrojne konceptin e sjelljes edhe te pala maqedonese edhe te shqiptaret. Mund të ndrrosh ligjin, por nuk mund të nderrosh të menduarit psikologjik të individit, te ne duhet nderruarr shumë çka”, shprehet profesori universitar Mitasin Beqiri.
 
Për gjendjen e rënduar në sistemin e drejtësisë flet edhe anketa e realizuar nga Instituti Kombetar Amerikan Demokratik ku për qytetarët Gjykatat dhe Prokuroria Publike janë institucionet më pak të besueshme, ndërsa Prokuroria Speciale Publike gëzon besim të madh te shqiptarët, dhe është institucioni i dytë më i besueshëm te maqedonasit.
 
SANIJE DURAKU