Maqedoni

Tejkalimi i krizës, vendi nën thjerrëzën ndërkombëtare; Ruzhin: takimi i liderëve nuk ofron zgjidhje

08.04.2017 15:13

Bazuar në  kushtetutë dhe teori kriza politike në Maqedoni  mund te zgjidhet shum lehte, sepse tash me ka shumicë të re parlamentare e cila mund te formoje edhe nje qeveri te re, vlereson ish-diplomati Nano Ruzhin por ne mungesë të ndarjes së mandatit nga ana e presidentit Gjorge Ivanov procesit mund ti ndihmoje konstituimi i plote i Kuvendit dhe bashkepunimi me faktorin nderkombetar. 
 
“Kriza sipas kushtetuës shumë thejshtë do ta zgjdhte Ivanov, sepse ekziston shumica me 61 mandate për tu formuar qeveria. Forma e dytë është me atë që e dha si propozim opozita që me 10 nënshkrime të deputetve  të zgjidhet kryetari i ri që më pas kreu i ri të udhëheqë me seancën në të cilën do të zgjedhet edhe qeveria e re, dhe me këtë do të tejkalohej problemi rreth  stërzgjatjes permanente të  diskutimeve që paraqesin vetëm humbje kohe të kotë. Forma e tretë është   e presionit është ai ndërkombëtar, respektivisht presioni nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse Bashkimi Evropian sikur nuk ka fuqi të mjaftueshme, por as dhe autoritet dhe me të cilën do ta detyronte  edhe Gruevskin dhe Ivanovin  të lëshojnë pe”, shprehet diplomati Nano Ruzhin. 
 
Një takim i ri mes lidereve politik, ish-diplomati Nano Ruzhin nuk beson se do ti ndihmonte procesit, sepse nuk do ti sjellte asgje te re, sidomos në kete ambient kur partite politike ne vend jane skajshmerisht me qendrime te polarizuara.
 
“Sa i përket takimit të ri eventual të liderëve un nuk do të dija çfarë të them  sepse nuk e di se çfarë do të merreshin vesh në atë takim sepse  tash më i tërë plasmani për tu bërë tapacir i kinse  gjetjes së rrugëdaljes nga kriza është harxhuar”, shprehet diplomati Nano Ruzhin.
 
Me kërkesën e VMRO-DPMNE-së për të shkuar në zgjedhje Ruzhin nuk beson se do të pajtohen  partitë që pretendojnë të formojnë shumicën e re parlamentare. Sipas tij zgjedhje të reja do të ishin të arsyeshme dhe të pritshme pas një periudhe 2 vjeçare.
 
NAIM RAMADANI