VMRO-DPMNE, LSDM nuk ka arritur në tentimin për puç; LSDM, të mundësohet transferim i qetë i pushtetit
VMRO-DPMNE konsideron se LSDM nuk ka arritur në tentimin për puç, nuk ka arritur me shkeljen e rregullores për punë të Kuvendit, ligjit dhe Kushtetutës...

VMRO-DPMNE konsideron se LSDM nuk ka arritur në tentimin për puç, nuk ka arritur me shkeljen e rregullores për punë të Kuvendit, ligjit dhe Kushtetutës, të zgjedhë kryetar të Kuvendit dhe të formojë qeveri me dëshirën e Edi Ramës.
“LSDM nuk ka arritur ta bëjë hapin e parë që në derë të vogël ta fusë platfornën e Tiranës. LSDM megjithatë nuk heq dorë nga qëllimi i tillë i sajë, të formojnë qeveri sipas vullnetit të Ramës. LSDM që ta shpëtojë kreun e saj kriminel të mos shkojë në burg e futi tërë shtetin në një ambis politik”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.
Poahstu nga partia e Gruevskit thonë se LSDM ka frikë nga debati dhe publikimi i të gjithë çështjeve që ka pranuar nga platform shqiptare.
Por nga LSDM janë kundërpërgjigjur se shumica parlamentare prej 67 deputetëve të zgjedhur në zgjedhje të besueshme dhe formuar në mënyrë demokratike është e obliguar sipas Kushtetutës, Rregullores dhe ligjeve të zgjedh kryetar të ri të Kuvendit dhe Qeveri të re. Sipas LSDM-së, papërgjegjësi është që interesat kriminele të vendosen mbi interesat shtetërore dhe interesat e qytetarëve.
Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, i bllokon proceset demokratike dhe në opinion përhap retorikë të dhunshme.
“Nevojitet maturi. Në këtë bëri thirrje edhe bashkësia ndërkombëtare e cila qartë e thekson përgjegjësinë te pushteti i deritanishëm për destabilizimin që ia bëjnë shtetit. Duhet të mundësohet transferim i qetë i pushtetit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Komunikatat e këtyre dy partive me retorikë të njejtë janë të përditshme, në rrethana kur Kuvendi republikan mbetet i bllokuar që nga përfundimi i zgjedhjeve të 11 dhjetorit, e me atë po pamundësohet edhe formimi i qeverisë së re dhe shpallja e zgjehdjeve lokale.
ERSAN PAJAZITI
