Maqedoni
Protestuesit me kërcnim, nuk do të lejojmë zgjehdjen e kryeparlamentarit
08.04.2017 15:52
Shëtitje me vetura rrugëve të Shkupit dhe kërcnim se nuk do të lejojnë zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe qeverisë së re...

Shëtitje me vetura rrugëve të Shkupit dhe kërcnim se nuk do të lejojnë zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe qeverisë së re, ishte aktiviteti i sotëm i të ashtuquajturës nismë qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”.
Sipas Bogdan Ilievskit nga kjo nismë, në tri ditët e para të javës së ardhëshme shumica e re parlamentare do të përpiqet të zgjedh kryeparlamentarin, i cili nuk është dispancuar nga Platforma e tiranës, por ai tht se diçka e tillë nuk do tu lejohet deputetëve nga protestuesit.
“Atë që u munduan ta bëjnë të enjten, të zgjedhin kryetarë të kuvendit i cili nuk është distancuar nga Platforma e Tiranës dhe menjëherë më pas të kalojnë në zgjehdjen e qeverisë, do të përpiqen mesiguri ta bëjnë në njërën nga këto tre ditë, para Pashkëve. Këtë nuk guxon të të ua lejojmë dhe nuk do ta lejojmë. Do të rrimë të zgjuar dhe do të ndjekim gjithçka që ndodhë, do të përcjellim me vëmendje dhe do të reagojmë në sekondë”, shprehet Bogdan Ilievski nga nisma qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”.
Por Ilievski nuk sqaron se si protestuesit do të arrijnë që ti pengojnë deputetët në sallën kuvendore që të zgjedhin kryeparlamentarin dhe institucionet tjera të vendit.
SEMRA AJETI
