Ekonomi

Ekonomistët: Ekonomia e maqedonisë po stagnon, i dështuar edhe arsimi dhe politikat sociale

08.04.2017 15:52

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore parashiht një rritje ekonomike prej 2.8% për Maqedoninë, që është edhe rritje më e ulët në rajon...

Rritja është ngadalësuar ndjeshëm si pasojë e rënies së investimeve për shkak të krizës politike në të cilën një kohë të gjatë ndodhet vendi. Rritje është evidentuar në sektorin e ndërtimtarisë, kryesish përmes investimeve publike, derisa deficiti fiskal është ulur, në kurriz të rënies së investimeve kapitale.
 
Sipas ekspertit ekonomik Arben Halilit ky raport  tregon pasqyrën reale të ekonomisë së vendit dhe shihet qartë se kemi stagnim ekonomik i cili po reflekton në realizimin e investimeve të kompanive vendore por edhe të huaja.  
 
“Në fakt ky raport është rezultat I një paralajmërimi të mëhershem që kemi patur, sigurisht që raportet e radhës do të jenë më negative në aspekt të ekonomisë së Maqedonisë në përgjithësi dhe me theks të veqant të krizës së sterzgjatur politike. Nga vet fakti se BB po parasheh një ritje 2.8 % flet për atë se ekonomia e Maqedonisë po ndeshet me një stagnim ndoshta më të madh në vitet e fundit, dhe kjo do të reflektojë jo vetem në realizimin e investime nga kompanitë vendore por njëkohsisht do të reflektojë edhe në realizimin e investimeve të huaja”, shprehet ekonosmisti Arben Halili.
 
Ai gjithashtu potencon se Maqedonia ka dështuar edhe në segmentin e arsimit përkatësisht përgaditjen e kuadrove për tregun e punës. Halili i sheh të dështuara edhe politikat sociale. 
 
“Kemi edhe një fakt tjetër që kemi mbi 280 mijë të papunë, ndërsa nga ana tjetër kompanitë vendore po ballafaqohen me mungesën  e një kuadri adekuat I cili do të ishtë I pranueshëm për tregun e punës dhe plotësimin e nevojave të kompanive vendore… Kemi dështim edhe në aspect të politikave sociale sepse Maqedonia vazhdon me aq potencial të ushqejë një shtresë  të popullsisë të krijimit të një parazitllëkut të  skajshëm në drejtim të asaj që vetëm jep ndihma sociale dhe nuk I detyron të njejtin të kryejnë ndonjë trajnim I cili trajnim do të ju hapte një derë të re në jetën e tyre”, shprehet ekonosmisti Arben Halili.
 
Udhëzimet kryesore për ekonominë vendore janë konsolidimi financiar dhe reformat strukturore që do të jenë të nevojshme për të stabilizuar borxhin publik.
 
GAZMEND KURTISHI