Maqedoni

Tetovë, largohen veturat e parkuara në sheshin Iliria

09.04.2017 16:07

Pas njoftimit nga TVM2 se sheshi Iliria në Tetovë u shëndrrua në vend parkim të veturave...

Pas njoftimit nga TVM2 se sheshi Iliria në Tetovë u shëndrrua në vend parkim të veturave, i menjëhershëm ka qenë reagimi i institucioneve komunale dhe Sektorit të punëve të Brendshme në Tetovë.
 
Ata kanë marrë masa dhe i kanë larguar të gjitha veturat nga sheshi, duke mos lejuar që ato të parkohen sërish.
 
“Ne rregullisht kemi pasur takim më policin e komunikacionit, për rregullimin e komunikacionit në qytet, po ashtu edhe për fenomenin që është në sheshin Iliria . Me takimin që patëm me policin e komunikacionit , na kërkuam që të respektohet shenjat që I ka venduar komuna dhe as një tjetër. Natyrisht se nga ana e policisë së komunikacionit menjëherë kishin dalë ata në punë , dhe kishin shikuar se nga ana e komunës ishin plotësuar të gjitha të jetë një zonë për këmbësorët", shprehet drejtor për rrugë dhe tokë ndërtimore Hisen Demiri.
 
Nga Sektori i punëve të brendshme në Tetovë , thonë se janë të angazhuar që çdo person i cili shkelë rregullat e komunikacionit dhe parkon veturën vend e pa vend të dënohen sipas asaj që parasheh ligji.
 
“Kemi një numër të konsiderueshëm në komunikacion që parkohen gabimisht , nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit , siç e cektë edhe ju në sheshin Iliria , u informuam nga sektori i komunikacionit në komune e Tetovës , se kemi një numër të madhe të veturave të cilat parkohen në vetë sheshin Iliria . Ne me një herë realizuam masat me resurset tona duke angazhuar zyrtar në teren të merren masa adekuate në bazë të ligjit në sheshin Ilira , duke e shfrytëzuar marimangën këtë problem e zgjodhëm dhe mund të them lirisht se sheshi Iliria është i lirshëm për gjithë këmbësorët", shprehet kryeshefi i policisë së komunikacionit, Besir Qamili.
 
Por kur bëhet fjalë për vedparkime, ato i mungojnë qytetit të Tetovës, pasi aktualisht ka vetëm 300 vend parkime, ndërsa në qytet sipas Sektorit të Punëve të Brendshme janë të evidentuar mbi 40 mijë vetura.
 
VISAR SADIKI