Maqedoni

Mjekët: Depresioni dhe sëmundja më e përhapur, të investohet më shumë në shëndetësi

08.04.2017 16:08

Depresioni dhe sëmundjet tjera psiqike, mbajnë vendin e parë sa i përket numrit të personave të prekur jo vetëm në Maqedoni...

Depresioni dhe sëmundjet tjera psiqike, mbajnë vendin e parë sa i përket  numrit të personave të prekur jo vetëm në Maqedoni por në gjithë botën, theksojnë mjektët. Por sipas kryetarit të Odës së Mjekeve Nevzat Elezi, në shtetet e Ballkanit kjo sëmundje vjen duke u rritur. 
 
“Për herë të parë motoja e organizatës së shëndetësisë , është për depresionin dhe “Le të flasim “çka do të thotë se deri më tani janë fshehur këto lloj s’mundje , dhe shumë pakë janë folur mesë shokëve dhe miqve dhe familjarëve .Ato mos them janë në të dytën dhe të tretën Depresionet dhe sëmundjet tjera psikike janë në vend të parë jo vetëm në Maqedoni por edhe në botë. Veçanërisht në vendet në zhvillim këto s’mundje janë më të përhapura për arsye se ndryshimet ekonomike që vinë , dhe ambicie e të rive atje ku shkon  Evropa , Ballkani nuk e ka atë hapë dhe këto s’mundje sa vinë e shtohen”, shprehet kryetari i odës së Mjekve në Maqedoni, Nevzat Elezi.
 
Trajtimi i pacientëve duhet të bëhet nga mjekët, por ata thonë se puna e tyre mvaret nga kushtet ku ato punojnë, prandaj kërkojnë më shum investime në shëndetësi.
 
“Kjo është vetëm një stimul për punë tonë që bëjmë ne sigurisht , shoqata e mjekeve na ka kujtuar për punë e përditshme që bëjmë . Kushte e dimë të gjithë si janë në vendin ton por , në repartin në qendrën diagnostike në Tetovë, janë kushte të reja janë kushte modern dhe këtë më së mirë e dinë edhe pacientet”, shprehet kardiologu Valon Asani.
 
“Për të qenë mjek në Maqedoni nuk është edhe lehtë, posaçërisht puna, mjetet nëpër spitale dhe nëpër zyrat që punojmë si dhe nga të ardhurat personale që I kemi , ndryshimi duhet të filloj nga infrastruktura nëpër spitale dhe ligjeve të cilët janë, shprehet mjeku.
 
“Nuk kemi as gjërat elementare. Duhet të përmirësohen  kushtet në shëndetësi pasi kohët e fundit jashtë mase po ikin të ritë mjekët jashtë shtetit pse për arsyeje se nuk plotësohen kushtet për një mjek”, shprehet mjeku Ylber Jusufi.
 
“Ne me shumë pakë kushte punojmë bëjmë  rezultate maksimale për kushtet që kemi janë në optinalen , shumë pakë kushte kemi dhe shumë punë”, shprehet mjeku Arlin Sejdini.
 
Sipas mjekëve pas depresionit si sëmundje më të përhapura në Maqedoni janë sëmundjet kardiovaskular dhe ato të kancerit të mushkërive.
 
VISAR SADIKI