Maqedoni

Banorët: kërkojmë lejeqendrim shtesë në konvikt; Ibrahimi: familjet nuk do të ngelen në rrugë

08.04.2017 16:14

Sipas vendimit të fundit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, familjet e strehuara përkohësisht në konviktin “Senixh”...

Sipas vendimit të fundit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale,  familjet  e strehuara  përkohësisht në konviktin “Senixh” si pasojë e vershimeve të vitit të kaluar në Hasanbeg, duhet të këthehen  në shtëpitë e tyre.
 
Banorët të cilët qëndrojnë në konvikte thone se nuk kanë ku të shkojnë, dhe kërkojnë edhe 2 muaj leje qëndrim në konvikt. 
 
“Jo nuk kemi ku te shkojme vetëm të dalim ne rrugë . Edhe  2 muj te  kishin nejte se edhe ftoftë është . shtepia  ka qenë për tu prishur por sdi qka u bo . kemi mar ndihma  ama shumë paj  jo si tjerët  që I kanë ndërtu shtëpia dhe kanë hyrë nëpër shtëpia . dikush ka pas dëmë me shumë  por I kanë dhënë  ma pak dika ka nuk ka pas dëmë shumë por shtepinë e ka  bërë shumë më të mire”, shprehet banorja e Hasanbegut, Nevrije Rushiti. 
 
“Nuk kemi ku të shkojmë shtepia nuk është ndërtu me të vertet nuk kemi ku të shkojmë . nga shteti kam mar 2500 euro ndërsa unë demë kam pas 15 mijë euro ndërsa dje ishte komisioni nga socialja e panë që nuk ka kushte për të jetuar. Me duhen edhe 2 mujë të qëndrojë në konviktë”, shprehet banori i Hasanbegut, Mahmut Latifi.
 
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi thotë për  TVM2 , se familjet të  cilët nuk kanë kushte për të jetuar në shtëpitë e tyre nuk do të ngelen në rrugë.
 
“Ekipet tona nga qendra sociale dhe përfaqësues të ministrisë  kanë qenë në teren  l kanë bërë xhirimet e personave të cilët ende qendrojnë në konvikte por me besoni se situata nuk është ashtu siç thone ata.  Ka 2 apo 3 familje  që shtepitë e tyre nuk janë si duhet  por të hollat që i kanë marrë nga shteti nuk kan qenë të mjftueshme. Ne si ministri do t’ju ndihmojmë  atyre personave,  do ti strehojmë ne objektet tona që të mos paguajmë  20 mije euro cdo muaj  në konviktin “Senixh”. Këta persona nuk do të qendrojnë në rrugë  të cilët nuk kanë ku të shkojnë”, shprehet ministri i punës dhe politikës sociale Ibrahim Ibrahimi.
 
Ministria e Punes dhe Politikes Sociale do te  merr vendim përfundimtarë vetëm pas kontrollit të video-xhirimeve nga terreni, pas çka do të konstatojë se cilat shtëpi janë të banueshme dhe cilat jo.
 
Ministri i Politikës Sociale, Ibrahimi, thotë se do të merret vendim  gjithashtu  edhe për familjet të cilat do të strehohen përkohësisht nëpër qendrat sociale të strehimit deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit të tyre të banimit.
 
REJHANE BUSHI-METAJ