Maqedoni

Familja Ahmeti jetë plot vuajtje – 071/634-292

09.04.2017 16:44

Jeta e ka përplasur pa mëshirë disa here, por edhe pse mezi është ngritur në këmbë është detyruar të vijoj...

Sa herë është ndjerë keq, sa herë ka qarë, sa e sa herë ka hasur në shumë rrugë pa zgjidhje, i ka gëlltitur, fëmijët i ka pasur moti për të vijuar, por ja që vjen një ditë dorëzohet s’mund t’ia dal thotë, kaq më, smund të ri në qiell të hapur urgjentisht le të më ndihmoj dikush… 
 
“Nuk dua as të ha e as të pi, për dy dhoma jam në zorr, me ma zgjat dikush dorën, Allahu u ndihmoftë të gjithëve”, shprehet kryefamilarja Ajshe Ameti.
 
Me vdekjen e bashkëshortit ajo ngelet në mëshirën e fatit, pa asnjë qindarkë në xhep. Ajshja 66 vjece tashmë e bën rolin e kryefamiljarit dhe thotë se prej asaj ditë, kur bashkëshorti iku nga kjo botë, nuk ka parë ditë të bukur.
 
Jeta ashtu si të fillon ashtu të përfundon, me vuajtje më nisi dhe ashtu rrodhi. Vitet e fundit shumë më shumë bëhet e rrëndë dhe e papërballueshme.
 
"Gjithë jeta kështu më ka shkuar. Jetën mos pyet si e kam krizë është, më ka vdekur burri, më ka lënë për gazepi, kam flejtur në arra të huaja , gjithe jeta keshtu me ka shku qe tre vjete e gjysem jetoj keshtu ma paguaj qeranë, skam askënd, unë skam, as bukë tibe nuk kam për të ngrënë”, shprehet kryefamilarja Ajshe Ameti.
 
Dy fëmijë i ka të martuar janë me familje, dy të tjerë njëri është në spital ndërsa tjetri banon me nënë. Thotë se në këto kushte mizore hanë, pinë dhe flejnë.
 
Pa menduar për pasojat që mund tu vinë.Le të mundësojmë që nëna Ajshe pas një jete të mbushur me halle dhe brenga të gëzoj një pleqëri të mbarë dhe të rehatshme.
 
Jeta ka edhe anën e bukur të saj, le të bëjmë që edhe ata ta përjetojnë këtë pjesë.  Le të lutemi që edhe ata të kenë së shpejti një sofër të bollshme dhe të shijojnë ushqimin të ulur në tavolin.
 
Të hanë një vakt të ngrohtë dhe të flejnë pa u menduar se a do të kenë nesër. Duke u bashkuar të gjithë këto urata, do bëjmë realitet…
 
RINA TURKESHI-SAHITI