Maqedoni

Shkup, 1.500 femra pjesë e “garës për femra Avicena”

09.04.2017 16:55

Mbi 1.500 femra, përfshi edhe atlete profesionale, vrapuese për rekreatim, nëna me fëmijë, por edhe vajza të reja dhe pensioniste...

Mbi 1.500 femra, përfshi edhe atlete profesionale, vrapuese për rekreatim, nëna me fëmijë, por edhe vajza të reja dhe pensioniste, ishin sot pjesë e “garës për femra Avicena” , e cila u mbajt në Parkun e Qytetit.

Gara filloi në orën 10 me nxehje aerobik, për të vazhduar më pas me vrapimin në shteg të gjatë dy kilometra. Tri garueset më të mira ishin paraparë edhe shpërblime, ashtu si edhe për më të mirat në grupe sipas moshës.

Ky aktivitet është pjesë e aktiviteteve promovuese që ka për qëllim popullarizimin e vrapimit si aktivitet sportive te femrat duke pasur parasyshë përfitimet për shëndetin e tyre nga vrapimi i rregullt.

Organizatorë të garës janë Lidhja e Sporteve Shkup, nën patronazh të Qytetit të Shkupit, “Gara femërore Avicena” është pjesë nga gara promovuese e “Viz er Maratona e Shkupit 2017″ dhe ka hyrë në kalendarin e Asoacionit atletik evropian.

Një muaj më vonë në programin e “Viz er Maratona e Shkupit” i cili do të mbahet më 7 maj veçmë janë paraqitur mijëra garues prej një numri të madh vendesh nga bota. 

SEMRA AJETI