Maqedoni

LSDM: VMRO të pranojë se është opozitë, të mundësoj transfer të qetë të pushtetit; VMRO-DPMNE: Kriza zgjidhet me zgjedhje të parakohëshme

09.04.2017 17:08

LSDM ka kërkuar që VMRO-DPMNE të pranojë se është opozitë dhe të mundësoj transfer të qetë të pushtetit...

“Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së nuk mundet ti mbaj peng qytetarët e Maqedonisë dhe nuk guxon të nxis dhunë ndaj shumicës së qytetarëve dhe shumicës parlamentare“, theksojnë nga LSDM. 
 
“Është e patjetërsueshme të debllokohen institucionet, Kuvendi përfundimisht të vetëdisohet, VMRO-DPMNE të ndërpres me ngritjen e tensioneve artificiale. Patjetër të zgjidhet kryetar i Kuvendit dhe të formohet qeveria e re reformatore.VMRO DPMNE patjetër të kuptoj se është në opozitë”, shprehet Petar Atanasov nga LSDM.
 
Nga kjo parti njëherit theksojnë se: “Patjetër duhet të ketë transfer të pushtetit, pasi ky është vullneti i shumicës së qytetarëve, prandja VMRO-DPMNE dhe Gjorge Ivanov, janë të detyruar të mundësojnë transfer të qetë të pushtetit! Vullneti i shumicës së qytetarëve është i qartë, 700 mijë qytetarë, nëpërmjet 67 mandateve të deputetëve kanë të drejtë dhe obligim ta zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit, e më pas edhe qeverinë e re reformuese. Kjo do të ndodh në përputhje me Kushtetutën, Regulloren dhe ligjet”, vlerëson LSDM.
 
Nga kjo parti poashtu përkujtojnë se edhe bashkësia demokratike ndërkombëtare ka apeluar për respektimin e parimeve demokartike dhe transfer demokratik të pushtetit.
 
Por qëndrime diametralisht të kundërta kanë nga partia e Gruevskit.
 
Nga VMRO-DPMNE vlerësojnë se zgjidhja e vetme për të dalur nga kriza janë zgjedhjet e reja parlamentare, sepse sipas kësaj partie vetëm ashtu qytetarët do të mund të deklaroheshin për Platformën nga Tirana. 
 
“Dhuna mbeti mbrojtja e vetme e LSDM-së që e shfrytëzon në qëllimin për implementimin e platformës tiranase.Populli tanimpë 40 ditë me rradhë e mbron shtetin pikërisht nga këta dhunues. Populli përgadit goditje në zgjedhjet e arhdëshme në të cilat definitivish do të nokautohen këto struktura kriminale tradhtare”, shprehet Dragan Petkovski nga VMRO-DPMNE.
 
Sipas kësaj partie qytetarët me të drejtë janë revoltuar dhe me të drejtë kanë dalur në rrugë tanimë 40 ditë me rradhë.
 
Ndërsa ata që po protestojnë e ashtuquajtura nisma qytetare për Maqedoni të përbashkët pa ftuar për protesta në tri ditët e ardhëshme kur sipas tyre mund të tentohet të zgjidhet kryetari i Kuvendit, prandaj ata paralajmërojnë përpjekje për të pamundësuar një gjë të tillë.  
 
ERSAN PAJAZITI