Maqedoni
Gruevski, nëse LSDM shkel rregulloren VMRO do të reagoj ashpër dhe në mënyrë adekuate; LSDM, Gruevski të pajtohet se nuk është kryeministër
09.04.2017 19:31
Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ka paralajmëruar LSDM-në dhe liderin e sajë Zoran Zaev...

Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ka paralajmëruar LSDM-në dhe liderin e sajë Zoran Zaev se partia e tij do të reagojë ashpër nëse tentohet siç tha ai në mënyrë të kundërligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren të veprohet në kuvend.
Kjo do të ishte gabim i madh i LSDM-së në drejtim të prishjes së demokracisë dhe stabilitetit në vend theksoi Gruevski, i cili me këtë deklaratë kundërshton përpjekjet për konstituimin e kuvendit që nënkupton zgjedhjen e kryeparlamentarit.
"Nëse LSDM do të futet në skenar të atill për të cilën po flitet këtyre ditëve që në mënyrë jo juridike jo ligjore jo demokratike dhe në kundërshtim me rregulloren do të sillet në kuvend duhet ta dij se VMRO DPMNE do te reagoj ashpër, ndërsa duhet të pres që edhe populli në Maqedoni do të ketë reagim serioz sipas asaj qe mund ta shohim këtyre ditëve. Kjo do të ishte gabim i madh i LSDM-së në drejtim të prishjes së demokracisë në Maqedoni dhe stabilitetit në vend. Populli është i senzibilizuar dhe i vetdijshëm se Zaev ka mar obligime se mer faturën për të cilën është pajtuar vetë, se qiranë e ka të lartë, por populli dhe shteti nuk janë të obliguara ta paguajnë faturën e tij", shprehet kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.
LSDM-ja ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të VMRO_së Nikolla Gruevski, duke theksuar se ai duhet të kuptoj se egziston shumicë e re parlamentare e cila është në proces të formimit të qeverisë së re reformatore, bazuar në vullnetin e qytetarëve dhe patjetër duhet të pajtohet se VMRO është në opozitë dhe ai nuk është më kryeminsitër.
“Nikolla Gruevski duhet ta pranojë se ekziston shumicë e re parlamentare, e cila është në proces për formimin e qeverisë së re reformuese, sipas vullnetit të shumicës së qytetarëve. Çfarëdo që të mbëj Gruevski, nuk mund të imponohet si faktor, për shkak se koha e tij në politikë ka mbaruar. Lideri dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së nuk mund të nxisin dhunë ndaj shumicës së qytetarëve dhe shumicës parlamentare, për shkak të mbrojtjes së krimeve të tyre. Së shpejti do të ketë kryetarë të ri të Kuvendit dhe qeveri të re reformuese të qytetarëve të Maqedonisë e formuar sipas rregullores së Kuvendit, Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Nga kjo aprti poashtu i quajnë të pa vërteta deklaratat e VMRO-së për kantonizim apo federalizim të vendit.
ERSAN PAJAZITI
