Maqedoni

Ahmeti takon ambasadorin Lalakos

22.05.2014 19:06

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari I kësaj partie Ali Ahmet...

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari I kësaj partie Ali Ahmeti, ka pritur në një takim pune Ambasadorin e Greqisë në Maqedoni, Haris Lalakos.
 
Në takimin me Ambasadorin Grek Lalakos u diskutua rreth marrëdhënieve ndërfqinjësorë dhe zgjidhjes së çështjes së emrit si pengesë serioze për integrim euroatlantik të Maqedonise.
 
Ambasadori Lalakos uroi Ahmetin për fitoren bindëse në zgjedhjet e 27 prillit dhe mirëpriti vendimin e BDI për ti përqendruar të gjitha forcat në këtë qeverisje për integrim të vendit në NATO dhe BE.
 
Poashtu Lalakos ka theksuar se Greqia është e gatshme që të intensifikojë bisedimet për arritjen e një kompromisi me Shkupin në kuadër të procesit që po zhvillohet pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
 
Ndërsa Kryeu I BDI-së ka thënë se subjekti që drejton ai është i përqëndruar për paqë, stabilitet, siguri, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe zhvillim ekonomik.
 
Të gjitha keto arrihen vetëm nëpërmjet të procesit integrues të vendit në NATO dhe BE. Ahmeti poashtu nënvizoi gatishmërinë e BDI-së për të kontribuar drejtpërdrejt në arritjen e kompromisit me fqiun tonë jugor dhe theksoi që lehtësimi ndërkombëtar do ta përshpejtonte procesin e zgjidhjes.