Botë

Liderët e Evropës Jugore sot do të mbajnë samit në Madrid

10.04.2017 10:01

Liderët e vendeve në Evropën Jugore sot në Madrid do të mbajnë samit me qëllim që të tregojnë unitet pasi Britania e Madhe...

Liderët e vendeve në Evropën Jugore sot në Madrid do të mbajnë samit me qëllim që të tregojnë unitet pasi Britania e Madhe e filloi procesin për dalje nga Bashkimi Evropian.
 
Kryeministri i Spanjës, Marijano Rahoj dhe liderët e Francës, Italisë, Portugalisë, Greqisë, Qipros dhe Maltës do të mbajnë takim në pallatin Prafo, afër Madridit.
 
"Samiti do të jetë një mundësi që të 'lançohen porosi për bashkim dhe përkushtim të projektit për integrim evropian në një çast vendimtar për historinë tonë", qëndron në kumtesën e Rahoj.
 
"Evropa duhet të vazhdojë të punojë me qëllim që të përgjigjet në çështjet që janë shumë të rëndësishme për qytetarët e saj dhe përforcimin e projektit për integrim", theksohet në kumtesë.
 
Në samit do të bisedohet për çështjet për migrimin, për çka shtetet e Evropës jugore janë jashtëzakonisht të interesuara, si dhe për ekonominë, politikën sociale dhe mbrojtëse dhe krizën në Siri./mia