Botë
KS i KB-së i dënoi sulmet ndaj kishave në Egjipt
10.04.2017 10:13
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i dënoi sulmet terroriste ndaj kishave në Egjipt, të kryera gjatë liturgjisë, njofton TASS...

KS i vlerësoi sulmet si "monstruoze dhe të tmerrshme" dhe shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, ndërsa gjithashtu edhe popullit dhe Qeverisë së Egjiptit.
Grupacioni Shteti Islamik u kanos se do të ketë akoma sulme ndaj të krishterëve egjiptianë, njofton DPA.
SHI kumtoi se sulmet ndaj kishave në qytetet Tanta dhe Aleksandria janë kryer prej sulmuesve vetëvrasës, të cilët kanë pasur rripa me eksploziv.
Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Xhonson i shprehu ngushëllim popullit egjiptian për shkak të sulmeve.
Xhonson premtoi se Londra do të vazhdojë ta mbështesë Kajron në luftën kundër terrorizmit./mia
