Botë

Të paktën 361 persona e kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut në Kolumbi

10.04.2017 11:03

Të paktën 316 persona, midis të cilëve mbi njëqind fëmijë e kanë humbur jetën në rrëshqitjet katastrofale të dheut...

Të paktën 316 persona, midis të cilëve mbi njëqind fëmijë e kanë humbur jetën në rrëshqitjet katastrofale të dheut, të cilat pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut nga fundi i marsit e goditën pjesën jugperëndimore të Kolumbisë, kumtoi Qeveria kolumbiane.
 
Ministri i Ekologjisë, Luis Alberto Murilo paralajmëroi se rajoni ku ka ndodhur incidenti në Mokoa do të shpallet si "zonë tërësisht e mbrojtur" që do të thotë se prej tani aktivitetet industriale, do të kryhen jashtë këtij rajoni.
 
Në këtë incident janë lënduar 332 persona, ndërsa 4.506 persona kanë mbetur pa shtëpi.
 
Rrëshqitjet e dheut praktikisht e kanë bllokuar qytetin kolumbian Mokoa me 70 mijë banorë, pas vërshimeve të cilat u shkaktuan si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme prej disa ditësh me radhë./mia