Botë
Sulm i një vetëvrasësi me bombë në Somali
10.04.2017 12:42
Një vetëvrasës me bombë sot ka kryer sulm në brendësinë e njërës prej qendrave ushtarake për trajnim në Mogadishu...

Një vetëvrasës me bombë sot ka kryer sulm në brendësinë e njërës prej qendrave ushtarake për trajnim në Mogadishu, ku e humbën jetën të paktën pesë persona, deklaroi nënkoloneli Mahamed Abdirahman.
"Vetëvrasësi me bombë, shtirej si pjesëtarë i ushtrisë dhe kishte arritur të hyjë në kampin për trajnim. Pesë ushtarë e kanë humbur jetën, ndërsa ka edhe të plagosur, por tani për tani nuk dihet numri i saktë", theksoi Abdirahman.
Paraprakisht një përfaqësues i Qeverisë së Somalisë, e humbi jetën gjatë shpërthimit të një bombe të vendosur në automobilin e tij në Mogadishu, kumtuan përfaqësuesit ushtarakë.
Zëdhënësi i prefektit të Mogadishu theksoi se në shpërthimin e bombës, që ishte vendosur nën automobil, e humbi jetën një përfaqësues qeveritar nga rangu më i ulët.
Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin./mia
