Botë
Polonia e shënon përvjetorin e rrëzimit të aeroplanit
10.04.2017 13:07
Në Poloni sot shënohet përvjetori i shtatë i rrëzimit të aeroplanit në Rusi, me ç'rast kanë humbur jetën...

Në Poloni sot shënohet përvjetori i shtatë i rrëzimit të aeroplanit në Rusi, me ç'rast kanë humbur jetën presidenti i atëhershëm i Polonisë, Leh Kaçinski, bashkëshortja e tij dhe 94 persona të tjerë.
Partinë qeveritare të Polonisë e kryeson Jarosllav Kaçinski, vëllai binjak i presidentit të vdekur, i cili insiston në përkujtim të rregullt për njërën nga tragjeditë më të mëdha të vendit, si dhe në respekt ndaj presidentit të atëhershëm.
Presidenti polak Andrzhej Duda dhe vajza e presidentit të vdekur Marta Kaçinski kanë vendosur lule në varrin në Krakov./mia
