Botë

Gjermani, 275 ekstremistë mes rangjeve të ushtrisë

10.04.2017 13:38

Ushtria gjermane ka 275 ekstremistë të djathtë në rangjet e saj, thonë hetuesit...

Ushtria gjermane ka 275 ekstremistë të djathtë në rangjet e saj, thonë hetuesit, duke sjellë prova se njëri prej tyre është dëgjuar të thotë “Heil Hitler” dhe disa të tjerë të përdornin mënyra naziste përshëndetjeje.
 
Ministria gjermane e Mbrojtjes i zbuloi këto detaje të hetimit, në një letër dorëzuar Parlamentit gjerman, ku informon se  143 raste janë raportuar vitin e kaluar, ndërsa 53 raste sivjet.
 
Shfaqjet publike të simboleve apo përshëndetjeve naziste janë të paligjshme në Gjermani, aty ku shumica e popullsisë revoltohet ndaj çdo lloj shkalle simpatie ndaj diktaturës përgjegjëse për Holokaustin.
 
Disa prej atyre që  janë nën hetim, dyshohet se janë ushtarakë të abuzuar me prejardhje emigrantësh, ndërsa njëri thuhet se ka shkruar në “Facebook” një kërkesë për dënimin kapital ndaj “të huajve tipikë”.
 
Media gjermane në fakt raportoi vitin e kaluar se, ka shenja që islamikët po përpiqen t’iu bashkohen Forcave të Armatosura gjermane për të siguruar trajnim me objektivin e mundshëm për të kryer sulme në Gjermani.