Botë

Sulmet amerikane ndaj Sirisë, Refugjatët: SHBA të hapë kufijtë për fëmijët tanë

10.04.2017 14:09

Për miliona refugjatë sirianë, të strehuar në kampet e regjugatëve në Lindjen e Mesme...

Për miliona refugjatë sirianë, të strehuar në kampet e regjugatëve në Lindjen e Mesme, momenti kur Amerika filloi sulmet në veri të Sirisë, ishte moment I rallë kur bota kthehu sytë nga Siria.
 
Por edhe përkundër ngazëllimit fillestar, jo të gjithë sirianët që gjenden në kampet e refugjatëve, mbështesin sulmet.
 
Ka të tillë që kundështojnë cdo ndërhyrje amerikane në vendin e tyre.
 
Në kampin e refugjatëve në Kavergosk, madje disa flasin me cinizëm për vendimin e presidentit amerikan.
 
Nuk mund të preket nga vrasja e fëmijëve me gaz, një njeri që për muaj të tërë përpiqet të ndalojë mijra fëmijë refugjatë dhe familjet e tyre, të hyjnë në SHBA , thonë ata.
 
“Me shpresë në zot, pas këtyre sulmeve ndoshta do të mund të kthehemi në shtëpitë tona”, shprehet refugjati nga qyteti Qusair, Ibrahim. 
 
“Ai thotë se i vjen keq për ne, atëherë përse nuk na lejon të shkojmë në SHBA?”, shprehet refugjati nga qyteti Derik, Hamrin Mohammed. 
 
“Jemi kundër kësaj që po ndodh. Nuk duam që askush të prekë sovranitetin e Sirisë”, shprehet refugjati nga Idlib, Asaad Mohamad.
 
Mbi 1.2 milion refugjatë gjenden në Liban, shumica e tyre janë ilegalë.
 
Ata mezi mbijetojnë me ndihmat që marrin dhe nuk ëndërrojnë të shkojë në Amerikë, por një ditë të kalojnë kufirin e të kthehen në shtëpitë e tyre në Siri.
 
Edhe pas urdhërit për sulme si kundërpërgjigje ndaj vrasjes me gaz të civilëve në Idbil, presidenca e re amerikane nuk e ka bërë të qartë se cilat do jë jenë politikat me refugjatët sirianë.
 
MIGENA GORENCA