Maqedoni
Kocijançiç: Kryeparlamentari dhe qeveria, të zgjidhen menjëherë
10.04.2017 15:24
Zëdhënësja e Komisioni Europian, Maja Kocijançiç, u dërgon porosi të qartë liderëve politik dhe instituicioneve të vendit...

Zëdhënësja e Komisioni Europian, Maja Kocijançiç, u dërgon porosi të qartë liderëve politik dhe instituicioneve të vendit, që të lejojnë zhvillimin e proceseve demokratike, përfshi zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe me pas qeverinë e re. Sipas Kocijançiç vendimet do të duhet të meren duke respektuar rezultatet e zgjedhjeve dhe shumicën parlamentare ekzistuese.
“Kemi qenë të zëshëm për atë që presim të nodh në vend dhe në këtë fazë ne po ndjekim zhvillimet dhe në vazhdimësi flasim se do të duhet të respektohen rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe qeveria të formohet pa shtyerje, e bazuar në shumicën parlamentare ekzistuese. Përfaqësuesja e lartë Federika Mogerini dhe komisioneri Han ftuan presidentin që të rishqyrtojë pozicionin e tij. Ne tani presim që të gjithë liderët dhe institucionet të lejojnë zhvillimin e proceseve demokratike, përfshirë zgjedhjen e spikerit të kuvendit pa kurfarë shtyrje”, tha Maja Kocijançiç, zëdhënëse e KE-së.
Nga Komisioni Europian presin që kryeparlamentari të zgjidhet këtë javë ndërkaq qeveria në afat prej dy javësh, në të kundërtën Maqedonia do të vazhdojë të humb kohën e çmuar për t’iu dedikuar reformave urgjente të Pribesë.
Sipas burimeve nga Brukseli, Maqedonia me nisjen e reformave nga një qeveri reformatore do të mundësojë ripërtëritjen e raporteve të ngrira me Brukselin.
MERAL ISMAILI
