Maqedoni
Menduh Thaçi: Mbështesim shumicën parlamentare
10.04.2017 15:43
Kreu I PDSH-së Menduh Thaci, thotë se PDSH do të përkrahë shumicën prej 67 deputetësh në kuvend...

"Shumica e re parlamentare prej 67 deputetëve është legjitime. Vendimet e Ivanovit dhe të VMRO-DPMNE-së, janë suspendim i principeve të demokracisë në vend, shkelje e të drejtave Kushtetuese dhe ligjeve. Ne do të mbështesim shumicën e re parlamentare në vend", tha Thaçi.
"Të jemi të qartë, dy votat tona në Kuvend do të mbështesin shumicën e re parlamentare dhe në rast kur dikush do të tërhiqet, ne përsëri do ta ndihmojmë", thotë kreu I PDSH-së.
Thaci thotë edhe se mund të mbështesin kandidatin e BDI-së Talat Xhaferi, për kryetar të Kuvendit, pasi të kenë shqyrtuar personalitetin dhe përgatitjen profesionale të tij.
