Maqedoni

Supremja ankohet për PSP-në: Vangelovski, nuk na përgjigjen për kërkesat

10.04.2017 16:00

Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, Jovo Vangelovski, akuzon Prokurorinë Speciale...

Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, Jovo Vangelovski, akuzon Prokurorinë Speciale, se refuzon të veprojë për kërkesën e tyre, duke ndikuar kështu  në prolongimin e procedurave urgjente që  Supremia udhëheq.
 
“Më 06 prill është  dorëzuar kërkesa  për informacion deri tek Prokuroria publike për përndjekjen e veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve. Megjithëse janë realizuar edhe biseda telefonike mes shefave të kabineteve të kreut të Supremes dhe Kryeprokurores së PSP-së, akoma nuk ka përgjigje për kërkesën e dorëzuar”, thuhet në kumtesë. 
 
Nga Gjykata Supreme vlerësojnë se Prokuroria Speciale dukshëm refuzon të veprojë për kërkesën e kësaj gjykate , duke ndikuar, sic thonë,  në prolongimin e procedurës urgjente e cila udhëhiqet para kësaj gjykate.