Botë

Shqipëri, opozita konfirmon, nuk regjistrohet në zgjedhje

10.04.2017 16:20

Asnje parti opozitare nuk është regjistruar në zgjedhje deri ne orën 16.00 të dites së sotme....

Asnje parti opozitare nuk është regjistruar në zgjedhje deri ne orën 16.00 të dites së sotme, moment kur edhe skadoi afati per regjistrimin e partive politike për zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Kryeministri Edi Rama persëriti ofertën e tij per dialog pa kushte, por ja cfarë përgjigje mori nga kryedemokrati Lulzim Basha.
 
“Të diskutojmë ballë për ballë për të gjetur zgjidhje. Zgjidhje për çfarë opozita pretendon, brenda kornizave kushtetuese, jo vetëm për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme por edhe për të përcaktuar rrugën e Shqipërisë europiane”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
 
“Në Kavajë do të mbahet protesta e madhe kombëtare. Opozita nuk do të marrë pjesë me kandidatë në këto zgjedhje dhe është kundër”, tha  Lulzim Basha, kryetar i PD-së.
 
Zëdhënesja e përfaqësueses së lartë per politikën e jashtme në BE, bëri thirrje për dialog dhe që debatet të zhvillohen brenda dyerve të parlamentit.
 
LULJETA NDOKA