Maqedoni
Deklarata e Gruevskit, Ibrahimi: Është kërcënim i drejtëpërdrejtë
10.04.2017 16:45
Deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, se nëse LSDM do të sillet në Kuvend në mënyrë jo juridike, jo demokratike dhe në kundështim me rregulloren...

Deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, se nëse LSDM do të sillet në Kuvend në mënyrë jo juridike, jo demokratike dhe në kundështim me rregulloren, VMRO – DPMNE do të reagoj ashpër, analistët politik në vend, I cilësojnë si kërcnim të drejtpërdrejtë.
Drejtori i Qendrës për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim, Selim Ibrahimi, thotë se nga hapat e deri tanishme që I ka realizuar VMRO-DPMNE, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit janë kërcnime të hapura për luft të mundëshme qytetare, me qëllim të vetëm që parti e Gruevskit mos të shkoj në opozit.
“Këto janë kërcënime të njohura për Maqedoninë dhe për politikën maqedonase dhe si duket të dy palët kërcnojnë njëra tjetrën. Duhet të ketë një marrëveshje të re se si Parlamenti të zhvilloj punimet dhe a do të ketë një marrëveshje të re politike për dalje nga kriza. Pa një marrveshje të re mes parive politike dhe përsëri të faktorit ndërkombëtar nuk besoj që do të ketë qetësi në parlamnetin e Maqedonisë”, tha Selim Ibrahimi, drejtor i qendrës për studime të sigurisë dhe zhvillim.
Ibrahimi, thotë Maqedonia kësaj herë është e ‘rrezikuar’ nga vetë maqedonasit që mendojnë ndryshe nga VMRO-DPMNE-ja. E jo nga shqiptarët. Por, për nga shkalla e rezikshmërsë vendi nuk I kërcënohet luftë civile thotë Ibrahimi.
“Sa I përket pjesës shqiptare ata janë deklaruar dhe për të shkaktuar një luftë civile të përmasave ndëretnike duhet edhe një palë tjetër , pra pjesa shqiptare. Nuk mendoj se Maqedonia për nga shkalla e rezikshmërsë gjendet në fazë të luftës civile. Por duhet të kemi kujdes që mos të kontribojnë në nxitjen e urrejtjes ndëretnike”, shtoi Ibrahimi.
Në një situatë kur Kuvendi është i bllokuar ndërsa nisma “Për Maqedoni të përbashkët” proteston rrugëve ,askush nuk mund të jep vlerësim se çfarë do të ndodhë saktë në të ardhmen dhe sa do të zgjat kriza, por, analisiti Ibrahimi është I bindur për ti dhënë fundë kësaj çështje, duhet marrëveshje e re mes liderëve dhe ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar.
SANIJE DURAKU
