Maqedoni
Oz Ginis: Të respektohen liritë fetare, pa dëmtuar tjetrin
10.04.2017 17:13
Feja duhet të bashkojë dhe jo të përçajë njerëzimin...

Ky është konstatimi i profesorit amerikan Oz Ginis që vlerëson se rruga e vetme për të pasur sukses, është kur të gjitha vendet do mundësojnë respektimin e lirive fetare për të gjithë popujt, por pa e dëmtuar njëra tjetrën.
“Çdo vend në botë ka historin dhe vlerat morale të veta por sfidat me të gjitha diersitetet brenda kombeve tona duhet të sfidoj çdo kombë që në trupin e vet të ndërtoj të drejtat dhe përgjegjësit e garantuara. Nuk ka mënyrë tjetër përveç se të kuptohet se liria e religjionit për të gjithë është më se e nevojshme”, tha Oz Ginis, profesor amerikan.
Nuk ka dyshim se vetëm me tolerancë e ndërsjell mund të arrihen rezultate në shoqeri, thanë të pranishmit në ligjëratën e profesorit Ginis.
“Deri ditët e sotme në shekullin 21 kemi konceptin ku feja po përdoret dhe në emër të zotit po vriten njerëz. Po asgjësohen civile dhe kjo të ndalet dhe t’i gjindet zgjidhje që të mund të prëfundojnë këto katrahura botërore të cilat po ndodhin”, tha Skender Asani, drejtor i ITKSH.
“Jo tolerancë por respekti i ndërsjellë mes popujve kjo është e nevojshme që duhet kultivuar gjithmon në çdo kohë. Feja është bazë për të qenë bashkë e cila mundëson të mbetesh i veçantë”, tha Berta Romano Nikoliq, kryetare e shoqërisë së hebrejve.
“Lirinë fetare sidomos në Maqedoni si një vend i veçantë, duhet ta kuptojmë si një rrugë, ku do të funksionoj lirisht ushtrimi i besimit në mënyrë që do të respektoj faktin që jemi besimtarë të sinqertë por që në forumin publik ne mund të bisedojmë lirshëm për këtë me çka do të eliminohen ekstremet”, tha David Hosaflok, instituti për studime shqiptare protestante.
Ginis në Shkup erdhi me ftesë të Institutit për Trashegimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve. Oz Ginis është dhe autor i 30 librave shkencore.
REXHEP QAMILI
