Maqedoni

Arifi: Çdokush që shkel kushtetutën, do të përgjigjet; LSDM: Transfer i qetë pushteti, jo kërcënime për dhunë

10.04.2017 17:50

Nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi ka deklaruar se tendencat për të penguar procedurat demokratike nuk i ndihmojnë procesit në vend....

Arifi ka përjashtuar mundësinë për shkuarje në zgjedhje. Zgjedhjet e fundit kanë reflektuar shumicë të re parlamentare, mjafton të respektohet kushtetuta thotë Arifi.
 
“Çdokush që e shkel kushtetutën,  do ta mbaj përgjegjësinë për shkeljen e saj. Zgjidhja nuk është te zgjedhjet. Qytetarët vendosën në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe nga ato zgjedhje ka dalë një shumicë e re parlamentare, kështu që zgjedhjet nuk janë zgjidhje, por zgjidhje është formimi i qeverisë së shumicës së re parlamentare”, tha Teuta Arifi, nënkryetare e BDI¬-së.
 
Lidhur me deklaratën e kreut të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevki se një shkëndi e vetme mund të kaplojë rajonin Arifi thotë çdo kush duhet të mbajë përgjegjësi për deklaratat e veta. 
 
“Kush luan me zjarrin mund edhe të digjet,  prandaj mendoj se çdokush duhet të jetë i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm në deklaratat e veta, çdokush mund të tregohet i fuqishëm, muskulor, kur duhet të flasë para mikrofonave tregohet i madh e i fortë, trimëria nuk është aty demokracia është kjo, shumica është 67 deputetë dhe faktikisht, ajo duhet të respektohet dhe ashtu thonë edhe miqtë tonë ndërkombëtarë dhe ky është proces i mbyllur për BDI”, shtoi Arifi. 
 
Ndërkohë LSDM-ja  në një kumtesë theksoi se institucionet kanë detyrim të mundësojnë transferim të qetë të pushtetit dhe të mos i nënshtrohet skenarëve të dhunshëm ndërsa kreu I VMRO-DPMNE-së nuk guxon të kërcënohet me dhunë. 
 
“Vendimi është i 700.000 qytetarëve i shprehur në zgjedhjet kredibile, i filtruar në 67 mandate të deputetëve të shumicës parlamentare, i cili ka të drejtë, por edhe obligim t’i zgjedhë kryetarin e ri të Kuvendit dhe Qeverinë e re. Gruevski nuk është populli.Ai nuk është faktorë. Ata zgjodhën bashkim, drejtësi dhe ndryshime dhe ato do të ndodhin”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
 
NAIM RAMADANI