Maqedoni
Ahmeti: Tejkalimi i krizës, varet nga të gjithë
10.04.2017 18:22
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti është pësimist se kriza nuk do të zgjidhet shpejt...

Pas takimit me krerët e komunave të drejtuara nga BDI, Ahmeti tha se nuk sheh dritë në fund të tunelit. Ai kërkoi që të gjithë liderët e partive të kontribuojnë për zgjidhjen e krizës.
“Po bëhen përpjekje maksimale për ta tejkaluar krizën por kjo nuk do varet njëanshëm por duhet vullnet nga të gjitha palët. Të gjithë duhet të ndihmojnë për ta tejkaluar krizën sepse janë bllokuar të gjitha institucionet e shtetit. Aktualisht nuk shoh ndonjë dritë në fund të tunelit, por le të shpresojmë në të ardhmen të gjithë që palët të reflektojnë”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
