Maqedoni

OEM: Punëtorët profesionalë, kompanitë ankohen për mungesë kuadri

10.04.2017 18:47

Kompanitë e huaja në vend, nuk mund të gjejnë kuadër professional...

Anketa e realizuar ka treguar shifra befasusese ku 40 kompani me kapital të huaj në vend nuk mund të gjejnë punëtor për të plotsuar 2000 vende pune.
 
Kërkesë më e madhe është për punëtorë që punojne në makineri për automekanik dhe makineri. Ata që konkurojnë, nuk kanë njohuritë dhe pervojën e duhur. OEM kërkon reforma të shpejta në arsim.
 
“Kompanit gjatë 12 muajve të fundit kanë patur nevojë për 450 deri më 500 punëtorë. 50 përqind e kompanive kanë thënë se janë përballur me probleme të ndryshme për gjetjen e kuadrove”, tha Stefan Peter, kryetar i këshillit për investitor të huaj.
 
Kompanitë me kapital te huaj për 3 vitet e ardhëshme parashikojnë hapjen e 5000 vendeve të reja të punës, por në qoftë se vazhdon problemi i mungesës së puntorëve profesional ata parashikojnë dhe zhvendosjen e prodhimitarisë në vende ku ky kuadër professional ekziston. 
 
GAZMEND KURTISHI