Maqedoni

Aeroplani i Kaçinskit ka shpërthyer nga eksplozivi

11.04.2017 09:56

Komisioni i Qeverisë polake kumtoi se aeroplani, që para shtatë viteve u rrëzua dhe ku vdiq presidenti polak dhe edhe 95 udhëtarë...

Komisioni i Qeverisë polake kumtoi se aeroplani, që para shtatë viteve u rrëzua dhe ku vdiq presidenti polak dhe edhe 95 udhëtarë, me siguri është shkatërruar në ajër kur ka ardhur deri në detonimin e shpërthimit.
 
"Shumë gjëra tregojnë se aeroplani ka shpërthyer, më 10 prill të vitit 2010. Në bazë të rezultatit mund të themi se arsyeja për shpërthimin është mbushja termobarike e mjetit shpërthyes", theksohet në kumtesën e Komisionit, transmetojnë mediat britanike.
 
Komisioni i ri dje i prezantoi rezultatet paraprake në përvjetorin e shtatë nga katastrofa në Rusinë perëndimore në të cilën e humbën jetën presidenti i Polonisë Leh Kaçinksi me bashkëshorten dhe edhe 95 persona nga të cilët shumica ishin politikanë.
 
Komisioni i ri, të cilin e përbëjnë ministri polak i Mbrojtjes, Antoni Maçereviç, tha se aeroplani ka shpërthyer dhe është shkatërruar disa minuta para aterrimit.
 
Në supozimet paraprake, si fajtor për rrëzimin e aeroplanit janë theksuar kontrollorët rusë të fluturakes, të cilët gjoja qëllimisht i kanë dhënë udhëzime të gabueshme pilotit.
 
Komisioni paraprak, për rrëzimin e akuzoi pilotin polak dhe kontrollorët rusë të fluturakes, ndërsa raportuesit rusë fajin ia lënë polakëve.
 
Hetimi fillimisht tregoi se për aksidentin arsyeja ishte ajo që një nga krahët e aeroplanit është përplasur në dru në afërsi të pistës.
 
Mediat franceze theksojnë se hulumtuesit e rinj, konkludimet e tyre të reja i bazojnë në analizat e bisedës midis pilotit të aeroplanit dhe kontrolluesve rusë për komunikacion ajror./mia