Botë

Në Gjermani janë gjetur 384 kilogram kokainë në paketimet me banane

11.04.2017 10:38

Policia gjermane kumtoi se ka zbuluar 384 kilogramë substancë, për të cilën dyshon se është kokainë, në paketimet me banane...

Të punësuarit në kompaninë në Leverkuzen, i kanë bërë thirrje policisë gjatë ditës së shtunë, duke theksuar se dyshojnë se kanë gjetur drogë në një anije, e cila paketimet i ka transportuar nga Ekuadori.
 
Në kumtesën e policisë shtohet se substanca është zbuluar në qindra kuti nga një kilogram, të fshehura në paketimet me banane, ndërsa mostrat e para të testuara treguan se bëhet fjalë për kokainë.
 
Përveç drogës, policia ka gjetur edhe GPS transmetues në njërën prej pakove, për të cilat besohet se kontrabandistët kanë dashur ta shfrytëzojnë për locimin e drogës.
 
Policia nuk e kumtoi vlerën e drogës./mia