Maqedoni
Deklarata e shqiptarëve të Maqedonisë, Rama: S’ka platformë të Tiranës
11.04.2017 11:28
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama hedh poshtë pretendimet se ekziston e ashtuquajtura “Platformë e Tiranës”...

Në një intervsitë për një televizion shqiptarë Rama thotë se ekziston vetëm “Deklaratë të shqiptarëve nga Maqedonia” me të cilën Tirana zyrtare nuk ka asnjë lidhje.
“Nuk ka një ‘Platformë të Tiranës’, por ka një platformë të partive shqiptare të Maqedonisë të cilat ne I kemi ndihmuar për të komunikuar me njëra tjetrën dhe për të rënë dakord për çka ato kishin të përbashkëta….. Ata s’kërkuan asnjë garanaci nga unë. Ne jemi takuar një nga një sepse kanë kërkuar ndihmë për të komunikuar me njëri tjetrin dhe jemi takuar një nga një dhe kemi marrë shënime për gjithçka kanë thënë, kemi marrë nga secili gjërat që ata I mendojnë njësoj dhe janë bashkuar në një copë letër dhe ata e kanë diskutuiar me njëri tjetrin”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
Sipas Ramës kjo është e vërteta e cila dallon nga ajo çfarë thonë presidenti Gjorge Ivanov dhe VMRO-DPMNE-ja, të cilëve u shkon mendja që shqiptarët të cilët janë shtetformues t’i trajtojnë si qytetarë të dorës së dytë. Rama decid se shqiptarët në Maqedoni nuk janë refugjatë, por pjesë integrale e një shteti me dy entitete.
“Nuk ka këtu asnjë përpjekje as për të destabilizuar Maqedoninë, as për t’i prish punët Maqedonisë, por kjo është një përpjkeje shumë serioze e shqipatrëve atje për ta bërë Maqedoninë më të fortë dhe Maqedonia më e fortë bëhet nëse shqiptarët ndjehen po aq mirë siç ndjehen maqedonasit. Nuk mund të bëhet Maqedonia më e fortë nëse shqiptarët janë më të dobët dhe të keqpërdorur në një vënd që është vëndi I tyre siç është edhe vëndi I atyre të tjerëve. Shqiptarët nuk janë refugjatë në Maqedoni, janë pjesë integrale e një populli me dy etni të ndryshme maqedonas dhe shqiptarë”, shtoi Rama.
Rama gjithashtu ka shtuar se nuk është takuar me asnjë nga liderët e partive shqiptare të Maqedonisë gjatë kohës sa është duke u zhvilluar fushata zgjedhore në Shqipëri.
MERAL ISMAILI
