Botë

SHBA, të shtëna në një shkollë fillore, 2 të vdekur

11.04.2017 11:51

Një sulm me armë zjarri në një shkollë fillore në San Bernardino të Kalifornisë ka rezultuar me 2 persona të vdekur dhe 2 të tjerë të plagosur...

Sipas policisë, bëhet fjalë për një vrasje-vetëvrasje, ndërsa viktimat dyshohet të jenë një mësuese dhe autori i dyshuar i krimit, i cili pasi ka qëlluar gruan është vetëvrarë.

Dy nxënës shkolle janë në gjendje kritike për jetën. Shefi i policisë kaliforniane tha se agresori kishte vdekur dhe se nuk ekzistojnë kërcënime të tjera.

Godina u evakuua menjëherë dhe nxënësit u zhvendosën në një shkollë të afërt. Sipas zëdhënëses së shkollës dyshohet se mësuesja e njihte autorin e krimit.