Maqedoni
Vjedhja në “Tutunska Banka”, vodhi miliona, arrestohet 40 vjeçari
11.04.2017 12:43
Ministria e Punëve të Brendshme e ka arrestuar njeriun që dyshohet për vjedhjen në NLB ”Tutunska Banka”...

Bëhet fjalë për 40 vjeçarin B.S, i cili ka qenë i punësuar në një filiale të Bankës në Shkup, I cili dje pasdite ka grabitur nga kasaforta e bankës2 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro.
Për momentin ai gjendet në stacionin policor ”Kisella Voda” në Shkup dhe ndaj tij do të merren masat e duhura thonë nga MPB.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:58 kur drejtori i kësaj banke ka lajmëruar autoritetet se një i punësuar ka marrë paratë, i ka futur në një qese plastike dhe është larguar në drejtim të pa njohur.
