Maqedoni
Skadimi i mandatit të pushteti vendorë, MPL do ti kërkojë qeverisë të merr vendim
11.04.2017 15:36
Prolongimi i zgjedhjeve lokale ka ngritur shqetsimin e pushtetit vendorë...

Prolongimi i zgjedhjeve lokale ka ngritur shqetsimin e pushtetit vendorë, por nga që digasteri që rregullon kompetecat e tyre njoftojnë se do t’i kërkojnë Qeverisë që të merr një vendim lidhur me veprimin e mëtejmë pas skadimit të mandatit të këshillave dhe kryetarëve të komunave për të mundësuar funksionimin e pandërprerë të tyre.
“Ministria e Pushtetit Lokal do të informojë qeverinë për gjendjen aktuale dhe për funksionimin e pandërprerë të komunave. Për qëndrimin që do të merr Qeveria do të ju informojmë me kohë”, njoftojnë nga kjo ministri.
BDI në mbledhjen e fundit ngarkoi ministren e pushtetit lokal Shirete Elezi që në mbledhjen e radhës të Qeverisë të merret vendim për atë se si duhet të veprojnë krerët e komunave pas 14 majit.
VMRO DPMNE-ja kërkon që bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentaret. Partitë tjera LSDM, Besa dhe Aleanca për shqiptarët kërkojnë zhbllokimin e Kuvendit dhe më pas caktimin e datës për zgjedhjet lokale.
NAIM RAMADANI
