Maqedoni

Althauzer: Kuvendi të jetë operativ, të zgjidhet kryeparlamentari dhe qeveria

11.04.2017 16:29

Kuvendi i Maqedonisë të jetë operativ dhe të zgjedh sa më pare kryeparlamentarin dhe Qeverinë, apelon Ambasadorja gjermane në Shkup Kristinë Althauzer...

Zgjedhjet kanë kaluar në mënyrë fer dhe demokratike  thot ambasadorja gjermane, sipas të cilës ajo që nevoitet tani është formimi i qeverisë, për tu tejkaluar kriza e cila ka ndikim në shumë sfera të shoqërisë. 
 
“Të debatohet në Kuvend , ajo është mire, por duhet që sa më shpejtë të hapërohet drejt zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, që kryetari i Kuvendit ti dërgojë në mënyrë zyrtare letër presidentit të shtetit, që ti jep mandat për qeverinë. Ajo është rruga që duhet bërë, dhe unë nuk shikoj që kjo rrugë është në rrezik pasi që besoj se ashtu do të ndodh”, tha Kristine Althauzer, Ambasadore e Gjermanisë.
 
Apel për formimin e qeverisë vjen edhe nga sektori ekonomik. Nga oda ekonomike Gjermane në Maqedoni thonë se për tërheqjen e imnvestimeve të reja në vend nevoitet zgjidhja e krizës politike, nën supozimin se nuk do të përkeqësohet dhe se së shpejti do të tejkalohet, ata përsëri do të investonin në Maqedoni pasi që mendojnë se është lokacion atraktiv për investimet e tyre.
 
Sipas odes ekonomike të Gjermanisë në Maqedoni, Gjermania mbetet partneri më i madh tregtar i Maqedonisë me 47 për qind pjesëmarrje dhe është treg kryesor për mallin e Maqedonisë. Sipas anketës së realizuar nga kjo odë 51% e kompanive e vlerësojnë situatën si të keqe, ndërsa vetëm 10% e tyre si të mirë, deri sa 63% prej kompanive besojnë se situate nuk do të ndryshohet, 26% thonë se situata do të përkeqsohet, kurse vetëm 11% të ardhmen e shohin si positive.
 
ERSAN PAJAZITI