Botë

G7, nuk u dakorduan për sanksionet drejt Rusisë, Tillerson: Rusia duhet të vendos

11.04.2017 17:01

Ministrat e Jashtëm të grupit G7 nuk u dakorduan të për një qëndrim të përbashkët lidhur me konfliktin sirian gjegjësisht vendosjen e sanksioneve për Rusinë dhe Sirinë...

Ministrat e Jashtëm të grupit G7 nuk u dakorduan të për një qëndrim të përbashkët lidhur me konfliktin sirian gjegjësisht vendosjen e sanksioneve për Rusinë dhe Sirinë, përpara se sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson të udhëtojë në Rusi në përpjekje për ta bindur që të braktisë aleatin e saj sirian.
 
Angelino Alfano, shefi i diplomacisë italiane në lidhje me këtë ka deklaruar se “Rusia në lidhje me këtë çështje nuk mund të lihet mënjanë”. 
 
“Negociatat me Rusinë do të jenë komplekse por hapi i parë vecmë është shumë I rëndësishëm, pjesmarrja e sekretarit Tillerson në Samitin në Moskë. Kjo jep një bazë positive”, tha Angelino Alfano, ministër i punëve të jashtme të Italisë.
 
Ndërsa Tillerson deklaroi se Rusia duhet të vendos nëse do të qëndrojë në anën e SHBA-ve dhe aleatëve të tyre apo do ta mbështesë presidentin sirian Bashar AlAsad, Iranin dhe grupën Hezbollah. 
 
“Shpresoj se ajo që do të konkludoj qeveria Ruse se ata kanë qëndruar në krahun e një partneri jo të besuëshëm si Bashar Al Asad. Për të gjthë ne është e qartë se udhëheqja e Asadit është në fund,Rusia mund të luaj rol në të ardhmen e Sirisë, por lënia anash e Asadit nuk I shërben interesave më afatgjate. Nuk është e qartë nëse Rusia nuk e ka marrë seriozisht përgjegjësinë e saj për Sirnë ose është jokompetente, por ky dallim s’ka më rëndësi për të vdekurit”, tha Rex Tillerson, sekretar shtetëror i SHBA-ve.
 
Mbretëria e Bashkuar propozoi sanksione specifike dhe agresive ndaj oficerëve ushtarakë rusë dhe sirianë. Kjo vjen pas sulmit të fundit të armëve kimike javën e kaluar, ku mbetën të vrarë 89 persona në Siri.
 
Nga ana tjetër regjimi sirian ka mohuar që të ketë kryer një sulm kimik. Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh dakord me presidentin Trump se Assad duhet të mbahet përgjegjës për sulmin. Pas përdorimit të armëve kimike, një avion bombardoi një spital, një veprim që për SHBA ishte një përpjekje për të mbuluar sulmin.
 
Kjo çoi në bombardimin e bazës ajrore siriane Shayrat të enjten e kaluar nga marina amerikane.
 
LEONORA KALIQI