Maqedoni

Gruevski: Lufta politike në kuvend, luftë për Maqedoninën; LSDM: Gruevski s’është populli

11.04.2017 17:59

Debati disa ditore në Kuvendin Republikan në fakt është luftë politke për të ardhmen e Maqedonisë...

Debati disa ditore në Kuvendin Republikan në fakt është luftë politke për të ardhmen e Maqedonisë, për të ruajtur unitetin dhe sovranitetin e këtij vendi deklaron lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.
 
Sipas tij vetëm populli dhe VMRO-DPMNE janë ata që mund të pengojnë Zaevin për të formuar qeveri nën diktakt të tjerëve.
 
“Lufta politike në Kuvend nuk është luftë për pushtet, por është luftë për Maqedoninë, ashtu siç e kemi unitare në tërësi me këtë emër të cilin e kemi,  ose të ndryshuar në mënyrë të cilin dikush nga jashtë dëshiron të na e ndrroj apo të na tuproj. Ajo që ëstë evidente është se LSDM-së i pengon VMRO-DPMNE i pengon edhe popilli, pasi ka marrë detyrime por jo ndaj popullit dhe jo ndaj dikujt që e deshiron shtetin unitara dhe të plotë. LSDM ka marr obligime dhe ato janë  të frikësuar për ardhmërin e tyre e në veçanti lideri i tyre Zoran Zaev i cili formimin e qeverisë dhe pranimin e faturës të cilin duhet të paguaj, me kënaqësi do ta paguaj në qoftëse populli nuk e pengon dhe nëse VMRO DPMNE nuk është këtu”, tha Nikolla Gruevski, lider i VMRO-DPMNE-së.
 
Kanë reaguar edhe nga LSDM. Ata i kanë rikujtuar Gruevskit se ai “nuk është populli dhe se populli është qeveria e re që do të formohet shumë shpjet”. 
 
Nga LSDM thonë se “Gruevski më nuk është faktor i rëndësishëm në vend dhe për këtë arsyje shpik tema joekzistuese, nxit jostabilitet sepse  mendon se vetëm kështu mund të inponohet për  të ulur në tryezë negociuese dhe për të bërë Pazar për amnisti", thuhet në reagimin e LSDM-së.
 
REXHEP QAMILI