Botë

Trump: Gati të zgjidhim vet problemin e Koresë Veriore

11.04.2017 19:38

Presidenti amerikan , Donald Trump ka dekalruar se SHBA-të janë të gatshme të zgjidhin “problemin” e Koresë Veriore edhe pa ndihmën e Kinës, nëse është e nevojshme....

“Koreja e Veriut po kërkon telashe”, ka shkruar Trump në Twitter. “Nëse Kina vendos që të ndihmojë, kjo do të ishte gjë e mirë. Por nëse jo, ne do ta zgjidhim vet problemin”, ka shkruar Trump.
 
Ai urdhëroi sulmin me raketa mbi një bazë ajrore siriane më 7 prill, derisa ishte duke u takuar me presidentin e Kinës, Xi Jinping në Florida.
 
Kjo lëvizje u interpretua edhe si një paralajmërim për Korenë e Veriut po ashtu edhe si përgjigje ndaj Damaskut, për sulmin kimik ndaj civilëve.
 
“I kam shpjeguar presidentit të Kinës se marrëveshja tregtare me SHBA-në, do të jetë shumë më e mirë për ta nëse ata zgjidhin problemin e Koresë së Veriut”, ka theksuar Trump.
 
Ai më herët kishte kërcënuar për aksione të njëanshme ndaj Phenianit, nëse Kina, që është aleati kryesor i Koresë komuniste, dështon të ndihmojë në frenimin e ambicieve bërthamore të Koresë së Veriut.