Shoqatat e grave dënojnë vrasjen në Gjorçe Petrov

23.05.2014 16:11

“Asociacioni për Afrimin e Gruas”, “Edu Nisa”, “Ensar”, “Islami dhe Shkenca”, sektori i femrës pranë “Forumit Rinor Islam”, sektori i femrës pranë “Vizioni-M”, sektori i femrës pranë “Merhamet”, “Kopry”, reagojnë ashpër lidhur me vrasjen e djaloshit të ri dhe kërkojnë nga organet e rendit dhe ato të drejtësisë, që të zbardhin rastin ashtu si duhet dhe drejtësia të shkojë në vend...........

Lidhur me zhvillimet e fundit në vend, pas vrasjes së të riut nga lagja Gjorgje Petrov të Shkupit dhe protestave që dëmtuan dhjetëra prona private të qytetarëve në atë lagje, shoqatat si: “Asociacioni për Afrimin e Gruas”, “Edu Nisa”, “Ensar”, “Islami dhe Shkenca”, sektori i femrës pranë “Forumit Rinor Islam”, sektori i femrës pranë “Vizioni-M”, sektori i femrës pranë “Merhamet”, “Kopry”, reagojnë ashpër lidhur me vrasjen e djaloshit të ri dhe kërkojnë nga organet e rendit dhe ato të drejtësisë, që të zbardhin rastin ashtu si duhet dhe drejtësia të shkojë në vend.

“Duke u nisur mbi parimet më universale se vrasja e një njeriu është si vrasja e tërë njerëzimit dhe shpëtimi i jetës së një njeriu është si shpëtimi i gjithë njerëzimit, ne gjykojmë ashpër vrasjen e djaloshit të ri dhe kërkojmë nga organet e rendit dhe ato të drejtësisë, që ta zbardhin rastin ashtu si duhet dhe drejtësia të shkojë në vend. Pas kësaj ngjarje, dëshirojmë që organet  e rendit dhe drejtësisë të dëshmojnë se vrasësit nuk kanë etni e religjion, por se identiteti i tyre është vetëm në bazë të veprës së kryer”, -  deklaroi Ajgyl Sulejman nga Asociacioni për Afrimin e Gruas.

Njëherit nga këto shoqata thonë se në këtë drejtim zëri ynë u drejtohet edhe  të gjithë qytetarëve të vendit tonë, që të mos lejojnë të bëhen pre e ndikimeve të ndryshme. Njëherit u bëjnë thirrje të gjithë prindërve  që të kenë kujdes për fëmijët e tyre, sepse mosha rinore është mjaft e ndjeshme ndaj provokimeve që sjellin pasoja kaq të dhimbshme.

Ne të gjithë jemi qytetarë të Republikës së Maqedonisë dhe të gjithë jemi të detyruar të kujdesemi që mos të rrënohet baraspesha e  marrëdhënieve ndëretnike në vend, ndërsa vendi që tanimë është nisur drejt integrimeve euro-atlantike, mund të kthehet përsëri në vatër të krizës dhe të problemeve, të cilën me shumë mund e sakrificë mezi e tejkaluam, reagojnë shoqatat e lartpërmendura. (Gyltene Sinani, TVM2)