Maqedoni
LSDM, të vendosur për të zgjehdur kryeparlamentarin; VMRO, akuza ndaj LSDM-së dhe kryeminsitrit Edi Rama
12.04.2017 09:20
Kuvendi Republikan vazhdon seancën konstitutive, në të cilën duhet të debatohet për zgjedhjen e kryetarit...
Kuvendi Republikan vazhdon seancën konstitutive, në të cilën duhet të debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Ky është vazhdimi i 12 i kësaj seance e cila po stërzgjatet me debate, replika dhe kundërreplika mes deputetëve të VMRO-së.
Por nga LSDM paralajmëron se shumica në Kuvend do të futet me më shumë vendosshmëri për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit dhe qeverinë e re reformuese dhe siç thonë, obligimin për të siguruar të mirat për të gjithë në ekonomi, shoqëri, në Maqedoninë unitare.
“Do të ketë ndryshime dhe qeveri të re reformuese. Kjo do të ndodh shumë shpejtë në bazë të Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë, e cila është demokraci parlamentare. Ekziston shumicë parlamentare prej 67 deputetëve dhe ata kanë të drejtë dhe obligim që të zgjedhin kryetarin e ri të kuvendit dhe qeverinë e re”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
Por VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se zgjidhje e vetme për dalje nga kriza politike në të cilën LSDM e ka future vendin janë zgjehdjet e parakohëshme parlamentare. Madje sipas partis së Gruevskit ofendimet e kryeminsitrit shqiptar Edi Rama nuk po ndalen, ndërsa LSDM dhe lideri i partisë Zoran Zaev po heshtin dhe nuk po i dënojnë.
Ai sipas VMRO-së në Televizionin shqiptar e ka shpallur Maqedoninë shtet binacional, ndërsa I ka harruar bashkësitë tjera etnike në vend. Ai është I njejti Edi Rama që na quan sllavo Maqedonas dhe I mbodhi liderët e partive politike shqiptare për ti bashkuar rreth platformës së Tiranës. Sipas VMRO-së LSDM dhe Zaev jo vetëm që heshtin për këtë por edhe e kanë pranuar platformën e Tiranës vetëm që të vijnë në pushtet dhe të shpëtojnë nga burgu, thuhet në kumtesën e VMRO-së.
