Maqedoni

Në Shkup kanë ndodhur 11 aksidente me një të lënduar më rëndë dhe gjashtë më lehtë

12.04.2017 09:38

Një këmbësor është lënduar më rëndë në njërin nga gjithsej 11 aksidentet në trafik që kanë ndodhur...

Një këmbësor është lënduar më rëndë në njërin nga gjithsej 11 aksidentet në trafik që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup. Në gjashtë aksidente më lehtë janë lënduar nëntë persona, ndërsa katër kanë kaluar vetëm me dëme materiale.
 
Dje policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese tek 25 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa lejohet, katër shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga komunikacioni, tre shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi shoferëve në zonë të udhëkryqit, ndërsa 17 shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë sanksionuar edhe pesë shoferë të biçikletës me motor, moped dhe motoçikletë të cilët gjatë vozitjes në rrugë nuk e kanë mbajtur helmetën mbrojtëse në kokë. Јanë sanksionuar edhe 45 automjete të parkuara jo në rregull.
 
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec", janë larguar 70 automjete.
 
Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative "Kulturë komunikacioni të fëmijëve në institucionet parashkollore" me fëmijët nga një grup i madh në kopshtin privat për fëmijë "Pikolini" i cili ndodhet në rajonin e Komunës së Karposhit.
 
Gjithashtu, Sektori për parandalim së bashku me "Njësitin shkollor të komunikacionit" do të ndërmarrin masa parandaluese nga sfera e komunikacionit në rajonin e Komunës Qendër më saktësisht përgjatë rrugës "Dimitrija Çupovski" në afërsi të "Portës së Maqedonisë".
 
Sektori për parandalim do të mbajë masë të posaçme edukative mësim komunikacioni, në të cilën do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësinë e këmbësorëve./mia