Botë
Një person e ka humbur jetën në një shpërthim në fabrikën për municion në Misuri
12.04.2017 09:52
Të paktën një person e ka humbur jetën, ndërsa tre janë plagosur gjatë shpërthimit...

Të paktën një person e ka humbur jetën, ndërsa tre janë plagosur gjatë shpërthimit në fabrikën për municion në shtetin amerikan Misuri.
Komanda e ushtrisë amerikane kumtoi se shpërthimi ka ndodhur dje në qytetin Independes në fabrikën ushtarake Lejk Siti.
Zëdhënësja e komandës deklaroi se tani për tani nuk ka informacione tjera për incidentin.
Në këtë fabrikë prodhohet municion me kalibër të vogël, ndërsa në kuadër të saj është e dhe poligoni për testim të NATO-s./mia
