Botë
Sulmi kimik në Idbil, këshilli i sigurisë në OKB, voton sot rezolutën
12.04.2017 10:48
E ndërkohë që dy superfuqitë polemizojnë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot voton për rezolutën...

E ndërkohë që dy superfuqitë polemizojnë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot voton për rezolutën me të cilën do të lansoheshin hetimet e pavarura të sulmit kimik kundër civilëve sirianë, javën e kaluar, që nxiti më pas sulmet ajrore amerikane.
Megjithatë, diplomatët e OKB-së thonë se Rusia pritet që ta bllokoj miratimin e rezolutës. Kina, e cila në të kaluarën, po ashtu, e ka pozicionuar vetveten me Sirinë, planifikon të abstenoj nga ky votim.
Në propozimrezolutë, e përpiluar nga Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, shprehet “tmerr” për këtë sulm dhe kërkohet hetim i përbashkët nga OKB-ja dhe Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik.
