SOCIALE

Familja Azemi nga Inxhikova apelon për ndihmë

23.05.2014 16:38

Ajo tregon për peripecitë gjatë jetës së saj. Në familjen ku ka jetuar 21 vite është dashur të kujdeset për 14 anëtarët, të cilët janë shurdhmemec............

Mihanja është nusja e vetme që flet në familjen Azemi nga fshati Inxhikov, komuna e Gazi Babës. Ajo tregon për peripecitë gjatë jetës së saj. Në familjen ku ka jetuar 21 vite është dashur të kujdeset për 14 anëtarët, të cilët janë shurdhmemec. Fatmirësisht vetëm ajo dhe fëmijët e saj flasin. E revoltuar nga mospërfillja e institucioneve shtetërore, kërkon ndihmën e opinionit të gjerë.

“Kam nevojë për gjithçka, e sëmurë jam edhe vetë, me këta rëndë e kam që nuk dinë të flasin, është e rëndë të merresh vesh, në depresion kam rënë, sepse ku kanë shkuar kam shkuar edhe unë. Deri tani askush nuk na ka ndihmuar. I kam edhe kunetërit që nuk flasin, nuk marrin as sociale, as asgjë. Burri punon privat, fëmijët janë në shkollë, të gjithë i duan kushtet, 21 vite jetoj kështu edhe pse edhe unë kam dëshirë si të tjerët, unë në këtë shtëpi jam në qetësi, e kam të rëndë, sepse për çdo gjë vrapoj unë”, u shpreh Mihane Azemi.

Nuk jemi në gjendje të ushqehemi e jo më të paguajmë rrymën, mezi arrijmë të sigurojmë ushqim na besoni, le të shikojnë të gjithë se si e kemi jetën, thotë kunati i saj, Xhemali.

“Nuk punoj, kam 5 fëmijë, nuk marr ndihmë sociale, nuk marr asgjë, jeta ime është ferr, mbledh shishe plastike prej në kosh të plehrave vetëm e vetëm të ushqej fëmijët”, tha Xhemal Azemi.

Mihanja është e vetëdijshme se anëtarëve të familjes së saj nuk mund t’ua kthejmë dëgjimin dhe të bëjmë të mundur të flasin, por së paku mund  t’i ndihmojnë me ushqim dhe veshmbathje. (Rina Turkeshi-Saiti, TVM2)