Maqedoni

“Monstra”, pesë vjet nga vrasja e pesëfishtë në Smillkovë

12.04.2017 11:16

Sot mbushen pesë vjet nga vrasja e pesfishtë në Liqenin e Smillkovës në periferi të Shkupit...

Viktimat ishin katër djem të moshës prej 18 deri në 21 vjeç nga Radishani, Filip Sllavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Ackovski dhe Kire Tërpkovski si dhe 45 vjeçari Borçe Stevskovski nga fshati Creshevë. 
 
Vrasja ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012 pikërisht të enjten e madhe. 
 
Autopsia ndaj të vrarëve ka treguar se në to është shtënë nga tre armë të ndryshme të zjarrit, sepse janë gjetur gëzhoja nga tre lloje të ndryshme të municionit, që thekson se ka më shumë se një autor të aktit. 
 
Për vrasjen e pesëfishtë në këtë rast i njohur si “Monstra” dënim të përjetshëm me burg u është shqiptuar Alil Demirit, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta. 
 
Por procesi gjyqësorë për rastin vazhdon pasi të akuzuarit në fjalë mohojnë të kenë çfardo lidhje me rastin. 
 
Ndërsa për këtë rast janë dorëzuar edhe matriale të përgjuara në PSP nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev.