Maqedoni
Një person humbi jetën në një aksident në Ohër
12.04.2017 12:00
Një 26-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor në Ohër...

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti me pasoja fatale ndodhi sot në mëngjes në orën 6 në rrugën "Pitu Guli".
Aksidenti ndodhi si pasojë se viktima për arsye të panjohura humbi kontrollin ndaj automjetit të markës "Ford" që e ka drejtuar dhe është përplasur me një dru afër rrugës.
Nga goditja e fortë ai mori lëndime të lënda trupore dhe vdiq në vendin e ngjarjes.
Rrethanat për të cilën ndodhi aksidenti do t'i tregojë ekspertiza teknike e policisë.
